Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj të shtune, rreth orës 07:30, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete.
“Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestarë të spitalit rajonal të Ferizajt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
Në njoftimin e PK-së thuhet se për të njëjtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij.