Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë

Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë.

Në një konferencë të fundit në Bruksel, Von der Leyen ka theksuar nevojën për një gjykatë që do të gjykonte krimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Agresioni i Rusisë ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme në Ukrainë. Pothuajse një vit më parë, bota zbuloi tmerret në qytetin Bucha. Unë vetë isha atje dhe kam parë mizoritë e kryera nga forcat ruse. Ka prova në rritje të sulmeve të drejtpërdrejta kundër civilëve si dhe sulmet që goditën infrastrukturën energjitike. Tortura, keqtrajtime, dhuna seksuale dhe ekzekutime janë kryer nga forcat ruse. As fëmijët nuk po kursehen. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime të tmerrshme dhe presidenti rus Vladimir Putin duhet të mbahet përgjegjës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë autorët para drejtësisë. Bashkimi Evropian është mbështetës i rolit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ne gjithashtu besojmë se duhet të ketë një gjykatë të posaçme për të ndjekur penalisht rusët që kanë kryer krime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë për të siguruar që Rusia të paguajë”, ka thënë Von der Leyen.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola zhvilloi një takim në Lviv me presidentin Zelenskyy.

Presidentja e Parlamentit Europian ka thënë se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë “duhet të japin llogari”.

“Nuk është më çështja se si. Është çështje se kur… Ka të bëjë me vënien e personave përgjegjës, përfshirë Vladimir Putinin, para drejtësisë. Pa këtë, ne nuk do të kemi paqe”, ka thënë ajo.

Ndërkohë të premten e 3 marsit Zelenskyy u takua me prokurorin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland dhe zyrtarë të lartë evropianë, ndërsa bëri thirrje që Rusia të dënohet për krime lufte.

Qyteti Bakhmut tani është në qendër të luftimeve, ndërsa trupat ruse, përfshirë forca të mëdha nga grupi privat “Wagner”, duan që me çdo çmim të marrin kontrollin.

Instituti për Studimin e Luftës ka thënë se forcat ukrainase dukej se po përgatiteshin për një tërheqje të kontrolluar nga të paktën disa pjesë të qytetit Bakhmut.

Edhe zbulimi ushtarak britanik në raportin ditor njofton se forcat ukrainase që mbrojnë qytetin Bakhmut po përballen me presion gjithnjë e më të fortë nga forcat ruse, ndërsa luftime intensive po zhvillohen rreth qytetit lindor.

Dy ura kyçe në Bakhmut janë shkatërruar brenda 36 orëve të fundit, ndërsa rrugët e furnizimit nga qyteti të kontrolluara nga Ukraina, janë gjithnjë e më të kufizuara.

Komanda ushtarake e Ukrainës ka thënë se Rusia ende po përpiqej të rrethonte qytetin, por shtoi se gjatë ditës së kaluar forcat ukrainase kishin mposhtur sulmet ruse.

Beteja për qytetin Bakhmut ka zgjatur për shtatë muaj. Nëse forcat ruse do të marrin kontrollin e qytetit, që para luftës kishte një popullsi prej 70 mijë banorësh, kjo do të ishte një fitore e madhe për Rusinë në ofensivën dimërore, pasi Kremlini thirri në shërbim aktiv ushtarak qindra mijëra rezervistë. VoA

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika