Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuari i dyshuari 40 vjeçar në Mitrovicë për përfshirje në katër raste të vjedhjeve.
“Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”, njofton Policia e Kosovës.
Policia njofton se hetuesit policorë janë finalizuar dhe kanë rezultuar me identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë”, thuhet në njoftomin e PK-së.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.