Varianti më i shtrenjtë i limonit në botë, po kultivohet edhe në Lushnje. Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçante, i cili njihet me emrin limoni haviar ose limon gisht. Preardhja e tij është nga Australia e largët.
Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin 5 vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij varieteti unik në Shqipëri. Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodin dhe familjen e tij, kjo ishte diçka e paimagjinueshme. Ai ka mbjellë 270 rrënjë dhe 3 lloje vatitetesh.
Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar. 1 kg të këtyre limonave është shitur për 87 euro i porositur në restorantet e njohura. Limoni haviar gjen përdorim nëpër sallatra të ndryshme, në peshk por shumë i kërkuar është edhe për ëmbëlsirat.
Ky varietet unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë. Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë. Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr leng, por kokrra.
Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri ku varietet e këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës. Nga resorantet tona nuk perdoret akoma per shkak të çmimit të lartë që ka në treg, raporton RTSH, përcjell Dukagjini.