Krasniqi: Kryesia e re e RDK-së prej 24 anëtarësh, në përputhje me vendimin tonë për barazi gjinore 50/50

Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar duke thënë se në kryesin e forumit rinor të kësaj Partieje, është respektuar përfaqësimi 50 për qind gjini mashkullore dhe 50 për qind gjini femërore.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës, është zgjedhur Kryesia e re e RDK-së prej 24 anëtarësh, në përputhje me vendimin tonë për barazi gjinore 50/50”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më tej ai ka folur për rolin që rinia e ka pasur për PDK-në në historinë e saj politike.

“Për PDK-në, roli dhe kontributi i rinisë në avancimin e shoqërisë historikisht ka qenë jetik. Prandaj, edhe këtë herë, besimi, hapësira dhe mundësia për punë e përgjegjësi nuk do t’u mungojë”, ka theksuar Krasniqi.

“Tani, Kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu, së bashku me një ekip të kompletuar, do të sigurohen që të rinjtë dhe të rejat në komunitetet e tyre të kenë mundësi reale për ndryshime pozitive”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka përfunduar duke iu i uruar të rinjtë e PDK-së dhe duke iu thënë se mendimi i tyre do të dëgjohet “Suksese, ti ke zë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika