Rrëfim nga Shaban Jashari për sulmin e parë nga forcat serbe: Mora abdes dhe u zgjova, po duke e fshi abdesin kur t’ja ka nisë me krisë

Një rrëfim i padëgjuar më parë nga kryefamiljari i familjes Jashari, Shaban Jashari, i cili kishte treguar detaje nga sulmi i parë ndaj familjes së tij, nga forcat e regjimit të Sllobodan Milloshoviqit.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e heroit kombëtar të Kosovës, Shaban Jashari, i cili është sakrifikuar së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij për lirinë e Kosovës.

“Shkurtimisht po flas. Na Ramazan kemi pasë edhe si hëngrëm syfyr deshëm me u përgatit me ra. Një musafir qëlloi atu dhe më pyeti nëse dëshiroj edhe unë me ra”.

“I thash që du me u falë. Mora abdes dhe u zgjova po duke e fshi abdesin kur t’ja ka nisë me krisë. Kur dola jashtë po them se çka ka bre, po thotë diçka ka, ka krisë po thojnë diçka”.

“Këtu kanë qenë disa fmi edhe i kom zgju ata fëmijët edhe ja kanë nisë ato bombat me i gjujt që mos me ta marrë mendja që shpëton ndokush i gjallë. Ne kemi nejt, jemi rujt pastaj pas një kohe kanë ardhur me hy në derë këtu, atëherë kemi qitë(gjuajtur) na. Kemi qitë edhe janë larguar pastaj ata. Edhe erdhën do shokë këndej qitshin edhe janë larguar ata”, dëgjohet rrëfimi Shaban Jasharit në videon e publikuar nga Hoxha Mulla Osmani.

Në pyetjen, “Si do të veproni po të përsëritet një sulm i tillë përsëri ndaj familjes Jashari?”, ai ishte përgjigjur:

“Do të mbrohna. Herdo kurdo të vijnë. Kemi me dalë sa t’mujna me u mbrojtë. M’u mbrojtë sa s’mujna, kishte thënë Shaban Jashari.

Më tej kur është pyetur për të ardhmen e familjes, ja kështu është përgjigjur baca, Shaban Jashari,

“Nuk është mirë këtu por shteg që shkojmë dikun në gjeti s’kemi. Nuk kemi vende kërkund, qashtu na qe 14-15 shokë, qitu janë kanë qitu janë le, edhe janë dek qitu. Edhe na qitu jemi le dhe qitu dojmi me dek nuk kemi ku me shku na qitu dojmi me nejt. Qitu dojmi me luftua sa te mujm të koftë deka desim edhe udhamarë i koftë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika