Drita e udhëhqur nga trajneri, Arsim Thaqi dhe nuk ka shumë dallim nga ajo që e ka udhëhequr Ardian Nuhiu.
Kështu ka deklaruar në emisionin “Dueli Sportiv”, trajneri i njohur Afrim Tovërlani.
“Drita edhe dje e përfundoi ndeshjen me shumë fat me rezultatin 2-0. Sepse, Llapi pati disa mundësi ta barazonte rezultatin”, tha ai fillimisht.
Teksa, shtoi se “Arsimi në disa raste e nis ndeshjen me lojë më ofanzive, teksa Ardiani ka pritë, por nuk shoh ndonjë dallim të madh sa i përket lojës së saj prej vjeshte në pranverë”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.
Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.