Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se një grua ka raportuar se është dhunuar nga një burrë në Ferizaj.
Në njoftim nuk bëhet e ditur nëse i dyshuari është arrestuar apo intervistuar, por vetëm theksohet se janë marrë veprimet “e nevojshme policore”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.