Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në veri të Mitrovicës.
Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga mjekja përgjegjëse është konstatuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.