Kryeministri Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendi të Kosovës për nder të 256-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se në historinë e Kosovës dhe UÇK-së rezistenca e familjes Jashari dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore.
Kurti theksoi se qëndresa e familjes Jashari u kthye në rezistencë shembull, e cila frymëzoi të gjithë shqiptarët.
“Qëndresa e familjes Jashari do të kthehej në rezistencë shembull që frymëzoi gjithë shqiptarët e Kosovës dhe kombin mbarë për të çliruar nga Serbia dhe për të ndërtuar shtetin e Republikës së Kosovës në liri. Pas 5, 6 dhe 7 marsit të ’98, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të rritej si një ushtri vullnetare në të cilën do të mobilizoheshin të gjithë ata që e kishin Valentin dhe guximin për të lifter për çlirimin e Kosovës. Në historinë UCK-së dhe Kosovës rezistenca e Jasharëve të Prekazit dhe figura e Adem Jashari janë themeltare dhe qendrore, e të tilla mbeten përjetë”.