Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet nesër në Berlin nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Të martën më 7 mars, Rama dhe Scholz do të takohen në orën 11:15 dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:30.
Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti në Tiranë.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama ka deklaruar se data e samitit të Tiranës të kësaj nisme do të caktohet në takimin me Scholz.
Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe çështjet mes dy vendeve.
Në Berlin do të mbahet një panair turistik, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë, duke paraqitur kështu një formë pakete destinacioni.