Nënshkruhen dy udhëzime administrative në fushën e kadastrit, Aliu: Do të ndikojnë në çmime më të lira për qytetarët

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka nënshkruar dy udhëzime administrative në fushën e kadastrit, që sipas tij  do të ndikojnë direkt në çmime më të lira e shërbime më cilësore për qytetarët

Ministri i Ifrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka nënshkruar dy udhëzime administrative në fushën e kadastrit, që sipas tij  do të ndikojnë direkt në çmime më të lira e shërbime më cilësore për qytetarët.

Udhëzimet administrative që janë nënshkruar janë: Udhëzimi Administrativ 04/2023 (11/19), Udhëzimi Administrativ numër 05/2023 (12/19).

“Me nënshkrimin e këtyre dy udhëzimeve Administrative, për të gjithë qytetarët e Republikës janë zbritur çmimet për shërbimet kadastrale që ofrohen nga Gjeodetët, si dhe kompanitë e licensuara për gjeodet në një shumë prej 18%”, njofton ministri Liburn Aliu.

“Gjithashtu, për herë të parë iu është hapur rruga Agjencisë Kadastrale të Kosovës për realizimin e një prej projekteve të rëndësishme kapitale, me anë të të cilit do të bëhet rregullimi dhe azhurnimi i të dhënave për pronarë, duke përfshirë këtu numrin personal dhe të dhënat tjera që ndërlidhen me pronarët e paluajtshmërive në Republikën e Kosovës”, ka thënë tutje Aliu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika