Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se në fjalorin tonë ushqehet racizmi kulturor ndaj personave që vijnë nga Drenica.
“Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kanë përbërë rangje të ndryshme të personaliteteve, dhe djem nga Gjakova, Istogu … që kanë qenë luftëtarë të jashtëzakonshëm”, ka thënë deputeti Berisha.
“UÇK-ja e ka përfaqësua krejt kombin shqiptar dhe prej të gjitha trevave”, ka thënë ai duke shtuar se koloriti i UÇK-së nuk ishte i përcaktuar dhe vetëm nga Drenica.
Berisha ka thënë se debati për Drenicën është i vjetër prej se ekziston komunizmi në trevat shqiptare.
“Mendoj që është bërë një gabim [njëjtë siç] është bërë në të gjitha revolucionet në botë, sepse jemi treguar tolerant dhe i kemi amnistuar [ata] që ndoshta e kanë sabotuar rrugëtimin tonë dhe luftën për liri”, ka thënë Berisha në emisionin “Debat Plus“.
Deputeti nga radhët e PDK-së ka shtuar se do të jetë zëri që nuk do të tolerojë që diçka të mbesë abstrakte dhe të thuhet për efekt elektoral.