Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin për dezinformim dhe propagandë

Disa persona në një restaurant në Hong Kong duke shikuar njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, teksa Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022

Pas një viti luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e informacionit, shpesh duke përsëritur deklaratat e njëra-tjetrës nëpër mediat shtetërore, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar Perëndimin, thuhet në një raport të ri.

Studimi njëvjeçar i kryer nga Aleanca për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall, gjeti se mesazhet nga zyrtarët kinezë dhe mediat kineze evoluan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, për të ofruar “mbulesë retorike më të madhe për Kremlinin” pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit se është palë neutrale në konflikt.

“Definitivisht ka pasur një mbulim prorus dhe Kina ka përsëritur qëndrimet proruse që nga fillimi i luftës, duke nënvlerësuar gjithashtu krimet ruse të luftës dhe duke i dhënë rëndësi zërave rusë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Etienne Soula, hulumtues në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, njëherësh një nga autorët e raportit.

Duke pasur parasysh këtë rritje të përkrahjes, në raportin që u publikua më 24 shkurt u tha se “aftësia e Kinës për të përdorur rrjetin e saj global të ndikimit për të minuar Perëndimin” i jep asaj një rol të fuqishëm për të ndryshuar qëndrimet në mesin e shteteve të paangazhuara në Jugun Global.

“Për të dobësuar demokracitë perëndimore dhe aleatët e tyre, Kina gjithashtu është përpjekur që t’i izolojë ato shtete duke iu drejtuar Jugut Global”, u tha në raport. “Në kontekstin e luftës në Ukrainë, mesazhet kineze vazhdimisht kanë argumentuar se shtetet që e mbështesin Ukrainën janë hipokrite dhe indiferente ndaj pjesës tjetër të botës”, raporton REL, transmeton Dukagjini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika