7 Marsi – Dita e Mësuesit, 136 vjet nga shkolla e parë shqipe

Në këtë ditë festohet Dita e Mësuesit, e cila na kujton 7 marsin e 1887, 136 vjet më parë, kur në Korçë u hap Mësonjëtorja kombëtare shqipe nën drejtimin e Pandeli Sotirit

Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

Dita e mësuesit, më 7 mars festohet në të gjitha shkollat ​​dhe universitetet për të shënuar këtë ditë të rëndësishme kulturore dhe historike.

Në mars të vitit 1887 shqiptarët hapën shkollën e parë shqipe, e cila të kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ajo mbahet mend që në vitet 1960, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të ishte një festë përkujtimore e themelimit të Mësonjëtores shqipe të Korçës, e cila pra është themeluar më 7 mars 1887.

Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami

Në këtë ditë, institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë manifestime të ndryshme, për nder të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqiptare, të figurës së nderuar të mësuesit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë mësimdhënësit, duke thënë se si ish-mësimdhënëse njeh dhe vlerëson punën e tyre.

“Si mësimdhënëse dje, dhe si ministre sot, njoh dhe vlerësoj pafundësisht punën tuaj. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët tanë”, ka thënë ajo mes të tjerash.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe të gjithë punonjësve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktivë të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Deri në fillim të viteve të 90-ta në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika