Një person nga Fushë-Kosova është arrestuar, pasi dyshohet se ka shpërndarë incizime me përmbajtje abuzive e seksuale të fëmijëve.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.