Zelensky zotohet se do ta forcojë mbrojtjen e Bakhmutit

Presidenti i Ukrainës është zotuar të "mos tërhiqet" nga Bakhmut edhe pse forcat ruse grumbullohen në qytetin e shkatërruar lindor

Një ditë para vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte vetë në Bakhmut, duke shpërndarë çmime për ushtarët që mbronin qytetin.

Rusia nisi një valë të re sulmesh në Bakhmut gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë ushtria ukrainase më 7 mars, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky është zotuar ta forcojë mbrojtjen e qytetit të rrethuar në rajonin lindor të Donetskut, duke thënë se ai dhe komandantët e tij ushtarakë kanë ranë dakord se tërheqja nuk është opsion.

Po ashtu, Ukraina ka njoftuar se ka zmbrapsur qindra sulme ruse.

“Gjatë ditës së fundit, ushtarët ukrainas zmbrapsën më shumë se 140 sulme të armikut”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në raportin e tij të përditshëm.

Ky shtab ka bërë të ditur se pavarësisht humbjeve të konsiderueshme, Rusia vazhdon të përpiqet të sulmojë Bakhmutin dhe rrethinat e tij.

Javën e kaluar, një nga këshilltarët e Zelensky ka thënë se mbrojtësit mund të duhet të lëshojnë qytetin e shkatërruar dhe të kthehen në pozicionet e afërta.

Këshilltari i lartë, Mykhailo Podolyak ka thënë se trupat ukrainase rreth Bakhmut kanë rrëzuar forcat armike, kanë forcuar pozicionet e tyre dhe kanë përgatitur dhjetëra mijëra trupa ukrainase për një kundërsulm të mundshëm, raporton EN.

“Gjatë 24 orëve të fundit, armiku ka kryer 37 sulme pranë fshatit Dubovo-Vasylivka”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm, duke iu referuar një vendbanimi që shtrihet në verilindje të Bahmutit.

Zelensky në fjalimin e tij të natës më 6 mars, ka thënë se kishte diskutuar për Bakhmutin me Valeriy Zaluzhniy, komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura dhe Oleksandr Syrskiy, komandantin e forcave tokësore të Ukrainës, ku “ata folën në favor të vazhdimit të operacionit mbrojtës dhe duke forcuar më tej pozicionet tona në Bkahmut”.

Ekspertët perëndimorë thanë se situata në Bakhmut – që për një kohë të gjatë po përballet me sulmet ruse – vazhdon të jetë kritike dhe se mbrojtësit ukrainas po përballen “me presion në rritje”.

Më 3 mars, Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, nëpërmjet një videoje pretendoj se Bakhmuti – që Moska ka tentuar të marrë nën kontroll gjatë shtatë muajve të fundit – është pothuajse i rrethuar dhe vetëm një rrugë për largim është ende e hapur.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka thënë se mbrojtja ukrainase në Bakhmut “është në presion të madh, teksa po zhvillohen luftime të ashpra në dhe përreth qytetit”.

Inteligjenca britanike, në raportimin e rregullt për luftën në Ukrainë, tha se forcat ruse dhe mercenarët e Wagner-it kanë bërë përparime në periferinë veri të qytetit dhe tani Bahmuti po sulmohet nga tri anë.

“Ukraina po e përforcon zonën me njësie elite dhe gjatë 36 orëve të fundit dy ura kyçe në Bahmut janë shkatërruar, përfshirë një urë që lidh qytetin me rrugën kryesore të furnizimit nga Bahmuti për në qytetin Çasiv Jar”, ka thënë inteligjenca britanike.

Ekspertët perëndimorë kanë thënë se Bakhmuti ka më pak rëndësi strategjike për Rusinë sesa rëndësi simbolike.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika