Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit, ditës së tyre. Ai ka thënë se mësuesit nuk janë vetëm simbol i edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë të kombit, por edhe heronj e burim i frymëzimit në rrugën e lirisë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë.