Një projektligj pritet të miratohet së shpejti në Britani dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtje të tilla si pornografia.
Snapchat do të mbyllë llogaritë e dhjetëra fëmijëve në Britani nga platforma e tij çdo muaj, krahasuar me rivalin Tik Tok, sipas të dhënave të brendshme të kompanisë.
Platformat e mediave sociale si Instagrami, TikTok dhe Snapchat kërkojnë që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç. Këto kufizime synojnë të mbrojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve të vegjël.
Projektligji i planifikuar synon mbrojtjen e përdoruesve të mediave sociale nga përmbajtja e dëmshme si pornografia e fëmijëve.
Sipas të dhënave të para nga Reuters, TikTok midis Prillit 2021 dhe Prillit 2022, kishte bllokuar mesatarisht rreth 180,000 llogari në Britani çdo muaj, ose rreth 2 milionë për një periudhë 12-mujore.
Në të njëjtën periudhë, Snapchat zbuloi se kishte hequr afërsisht 60 llogari në muaj. Ekspertët e sigurisë shprehen se platforma Snapchat nuk ka bërë aq sa duhet për të mbajtur larg fëmijët nën 13 vjeç që të dispononin një llogari.
Hulumtimet e fundit tregojnë se të dy aplikacionet janë njësoj të popullarizuar ku numrin më të lartë e kanë llogaritë e hapura nga përdoruesit e mitur. Fëmijët kanë gjithashtu më shumë gjasa të krijojnë llogarinë e tyre private në Snapchat, në vend që të përdorin atë të prindërve.
Aktualisht, kompanitë e mediave sociale janë përgjegjëse për vendosjen e kufijve të moshës në platformat e tyre.
Megjithatë, sipas projektligjit të sigurisë në internet, atyre do t’u kërkohet me ligj që të respektojnë këto kufizime dhe të demonstrojnë se si po e bëjnë këtë, për shembull nëpërmjet teknologjisë së verifikimit të moshës.
Kompanitë që nuk respektojnë kushtet e tyre të shërbimit përballen me gjobë deri në 10% të xhiros së tyre vjetore.
Në vitin 2022, hulumtimi i Ofcom zbuloi se 60% e fëmijëve të moshës tetë dhe 11 vjeç kishin të paktën një llogari të mediave sociale, shpesh të krijuar duke dhënë një datë të rreme lindjeje