Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në Gllogjan ka pritur në vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro – Amerikane për Zbatim të Ligjit.
“Në Gllogjan na nderuan me vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro-Amerikane për Zbatim të Ligjit, kryesuar nga Elton Shametaj, shoqatë kjo që përfaqëson shumë shqiptarë që shërbejnë në agjencitë e zbatimit të ligjit si; FBI, Polici, Marshall e Zjarrëfikës”, ka shkruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se komuniteti shqiptar në ShBA është “shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun nga secili cep i botës”.
“Me punën e ndershme dhe shërbimin e tyre profesional ndaj komunitetit, e nderojnë gjithë kombin”, ka shtuar Haradinaj.