Në Ditën e Mësuesit, Bislimi përkujton mësuesin e tij të ndjerë

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përkujtuar mësuesin e tij të ndjerë në urimin e tij për Ditën e Mësuesit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar për Ditën e Mësuesit.

Në urimin e tij përfshihet dhe ai për mësuesin e tij të ndjerë, Hamit Veseli, i cili thotë se ka bërë “punë të shkëlqyer dhe të palodhshme”.

“Ky urim shkon për mësuesit e dashur, të cilët profesionin e bukur të mësuesisë e kanë shndërruar në mision. Në mesin e tyre, padyshim që një vend i veçantë i takon edhe mësuesit tim, të ndjerit Hamit Veseli, për punën e shkëlqyer dhe të palodhshme që ka bërë”, ka shkruar Bislimi.

“Gëzuar ditën e mësuesit për të gjithë mësimdhënësit”, thuhet tutje në postimin e zëvëndëskryeministrit Bislimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika