Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje mbahet mend për diçka, do të jetë kundërshtimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Rrusta në emisionin “Five” ka thënë se nga fillimi VV-ja ka kundërshtuar edhe procesin e negociatave, pastaj ka kërkuar dialog me parime, dhe se ka kaluar nga “marrëveshja finale në Asociacion”.
“Nëse për diçka mbahet mend VV-ja si etnitet politik është kundërshtimi i negociatave, të po dialog me parime, pastaj të gjitha këto fshihen dhe hynë në një proces të vjetër”, ka thënë Rrusta.
Ndërsa për qëndrimin e partive opozitare krahas pozitës, ajo ka thënë se këto qëndrime të tyre duhet të pasojnë me veprime e jo vetëm në nivel të deklaratave, sa i përket kundërshtimit të formimit të Asociacionit.
“Unë do të isha e gëzuar nëse partitë opozitare do të ndërronin qëndrim, problemin që unë e kam që nëse këto qëndrime nuk pasojnë me veprime nëse mbesin në nivel deklarate, nëse nuk materializohet me veprime konkrete, atëherë është kot”, ka vijuar ajo.