Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar të gjitha gratë për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
I pari i AAK-së ka shkruar se përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.
“Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka theksuar se dita e sotme duhet të shërbejë si pikënisje dhe inspirim për secilin për të punuar shumë në këtë drejtim.