Gazmend Hoxha, drejtor i ri i Policisë së Kosovës

Në krye të Policisë së Kosovës pritet të vijë Gazmend Hoxha, i cili është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, të mërkurën e tetë marsit

Gazmend Hoxha është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, të mërkurën e tetë marsit.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar propozim-vendimi i Rekomandimit të kryeministrit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Emrin e Hoxhës, e kishte dërguar për votim në Qeveri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, informacion që ai e ka konfirmuar vetë për televizionin Dukagjini.

“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për t’u zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë… Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës.”, ka deklaruar Sveçla.

Por, MPB-së iu deshën rreth 6 muaj, për të vendosur për emrin që do të marrë drejtimin e Policisë.

Kjo pozitë për këta muaj është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.

Policia e Kosovës mbeti me ushtrues detyre pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, i cili u largua nga ky institucion pas rastit të dhunimit të 11- vjeçares në Prishtinë.

Deri tani Hoxha mbante pozitën e drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Por, ai më parë ka mbajtur edhe disa pozita të tjera të larta në këtë institucion.

Hoxha në vitin 2009 kishte qenë edhe drejtor i Njësive Speciale, kurse në vitet 2010-2011 ishte emëruar drejtor kundër Krimit të Organizuar. Në vitin 2012 ishte emëruar drejtor i Policisë në Ferizaj.

Në konkursin e fundit për drejtor të përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Hoxha ishte vlerësuar më së shumti nga të gjithë kandidatët, edhe nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika