Dita e Gruas, Rama ia dhuron “Hyjneshën në fron”, presidentes Osmani

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, i ka dhuruar presidentes së vendit Vjosa Osmani figurën e Hyjneshës në fron, e cila është simbol i qytetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me presidenten Osmani ka diskutuar për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese”, shkroi Rama.

Po ashtu, Rama ka thënë se e mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

Ndryshe, me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka nisur të mërkurën një protestë, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.

Protesta ka nisur para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe marshi pritet të vazhdojë edhe në sheshin Zahir Pajaziti në mesditë.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Protestuesit janë dëgjuar edhe duke kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave, dhe për më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, bën thirrje për siguri ndaj grave

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika