65 për qind e gazetarëve në Kosovë që raportojnë në terren janë gra.
Kështu thuhet në hulumtimin vjetor të prezantuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas.
AGK-ja thotë se ato shpesh e kanë rrezikuar edhe veten.
“Njëherësh, ju inkurajojmë që të mos hiqni dorë nga ushtrimi i profesionit, pavarësisht presionit që ndonjëherë e krijon opinioni publik”, thuhet në njoftim.
AGK-ja gjithashtu u bën thirrje organeve kompetente të sigurisë që të shtojnë përpjekjet për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetaret ta kryejnë punën e tyre pa u rrezikuar.