Ferizaj, Trepça 89 dhe Dukagjini triumfojnë në xhiron e 24-të

Ferizaj mposht Llapin, Trepça 89 Drenicën dhe Dukagjini, Malishevën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës

Të mërkurën e 8 marsit janë zhvilluar tri ndeshjet e parashikuara të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Tri duelet u përmbyllën me rezultate identike 2:1.

Dy fitore u takuan mysafirëve, derisa nderin e vendësit e ruajti Ferizaj.

Llapi ka marrë humbjen e tretë radhazi. Ata janë befasuar si mysafirë të Ferizajt me rezultatin 2:1.

Në fakt, të parët në avantazh kaluan të besuarit e Tahir Batatinës, me autor Gerhard Prognin, i cili realizoi nga afërsia në minutën e 11-të.

Vendësit arritën që në pushimin e pjesës së parë të shkojnë me rezultat të barabartë.

Në minutat shtesë të kësaj periudhe, ferizajasit barazuan shifrat nëpërmjet golit të Edon Sadriut.

Ishte sërish Sadriu i cili realizoi golin e dytë për ekipin e tij dhe të dytin personal në këtë sfidë, në minutën e 58-të. Ky doli të jetë edhe goli i tri pikëve për Ferizajn.

Falë këtij triumfi, Ferizaj largohet nga pozita e fundit dhe e zhvendos Drenicën aty, derisa vetë del në të nëntën dhe grumbullon 24 pikë.

Në krahun tjetër, Llapi mbetet me 29 pikë dhe humb vendin e pestë.

Fitore të madhe dhe me përmbysje për Trepçën’89 në udhëtim te Drenica me shifrat 2:1.

Qysh në minutën e gjashtë, vendësit kaluan në avantazh nëpërmjet këtij goli të bukur të realizuar nga braziliani Diego Armando Lopes.

Lojtarët e Trepça 89

Në minutën e 32-të erdhi barazimi i 89-shit. Ishte Shkëlzen Lushtaku që realizoi gol, por fatkeqësisht në portën e vet për 1:1.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 58-të mysafirët shënuan golin e tri pikëve.

Këtë ia dhuroi Rilind Nimanit me këtë gol të bukur për 2:1 dhe rezultatin final.

Xehetarët ngjiten në vendin e shtatë me 26 pikë, derisa Drenica bie në fund me 23 pikë.

Ndeshja e fundit e ditës, e cila po ashtu u mbyll 2:1, ishte ajo mes Malishevës e Dukagjinit.

Dukagjini ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit i janë kthyer fitores pas katër ndeshjesh (tri humbje, një barazim), pasi kanë fituar në një terren të vështirë si “Liman Gegaj”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por ishin vetëm mysafirët që gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të me anë të ukrainasit Vladyslav Khomutov, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, përsëri loja ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që gjetën rrjetën nga një herë.

Të parët shënuan vendasit me anë të Faruk Bihorac (44’) për 1-1, por mysafirët u kthyen në lojë me anë të Marclei Santos (65’), i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika