Me shumë emocione nënat e dëshmorëve të UÇK-së, i kanë pritur ushtarët e FSK-së, në nderim të tetë marsit.
Disa nga mesazhet e nënave, ishin “Mu duk se djali u zgjua nga varri e ma uroi 8 marsin”.
Ushtarët e FSK-së, vizituan 98 familje të dëshmorëve, në komunat e Ferizajt, Shtimes, Lipjanit, Hanit të Elezit.
“Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veçanti nenave të dëshmoreve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit”, ka thënë ajo.