Lady Gaga nuk do të performojë në ceremoninë “Oscar”

Këngëtarja dhe aktorja 36-vjeçare, Lady Gaga, është nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar” në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”, për kolonën zanore të filmit “Top Gun: Maverick”, “Hold My Hand"

Këngëtarja dhe aktorja 36-vjeçare, Lady Gaga, është nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar” në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”, për kolonën zanore të filmit “Top Gun: Maverick”, “Hold My Hand”.

Por, fatkeqësisht Gaga nuk do të ketë mundësi t’i bashkohet yjeve të tjerë në ceremoninë e së dielës, që mbahet në teatrin “Dolby” në Los Angeles, për shkak të angazhimeve në sheshin e xhirimeve të filmit të ardhshëm, “Joker: Folie a Deux”, në të cilin ajo e luan rolin e personazhit të famshëm të librave komik, Harley Quinn.

Gjatë konferencës për shtyp të Ekipit Kreativ të “Oscars”, producenti Glenn Weiss tha: “Ne e kemi një raport të mrekullueshëm me Lady Gaga dhe ekipin e saj, por ajo është në mes të xhirimeve të një filmi dhe ne e nderojmë këtë proces të dhe industrinë e filmit. Pas diskutimeve të vazhdueshme, e kuptuam se ajo nuk do të mund ta realizojë një performancë të kalibrit të saj, prandaj vendosëm që ta lirojmë nga të gjitha angazhimet e ceremonisë së sivjetme ‘Oscar’. Ne e kuptojmë plotësisht se kjo është ajo që është prioriteti në këtë biznes, veçanërisht kur vet ceremonia jonë i nderon filmat”.

Pavarësisht mungesës së Gagas, e cila performoi në ceremoninë e vitit 2019 me aktorin Bradley Cooper, në të njëjtën natë kur kënga “Shallow” nga filmi i tyre “A Star Is Born” e fitoi çmimin “Kënga më e mirë Origjinale”, këngëtarët e tjerë të nominuar sivjet tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përfshirë këtu yllin Rihanna, e cila e interpreton këngën “Lift Me Up”, kolona zanore e filmit “Black Panther: Wakanda Forever”, Sofia Carson dhe Diane Warren do të interpretojnë këngën “Applause” nga filmi “Tell It Like a Woman”, David Byrne, Son Lux dhe Stephanie Hsu vijnë me këngën “This Is a Life” nga filmi “Everything Everywhere All at Once” dhe Rahul Sipligunj dhe Kaala Bhairava do ta performojnë këngën “Naatu Naatu” nga projekti kinematografik “RRR”.

Përveç tyre, Lenny Kravitz po ashtu do të performojë gjatë mbrëmjes në segmentin “In Memoriam”, ku kujtohen personalitetet që kanë vdekur gjatë vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika