IKD demanton ministren Haxhiu dhe deputeten e LVV-së: Asnjë vrasje nuk ka ndodhur për faktin se viktima ka qenë grua

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), e ka konsideruar se dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore është emergjencë shtetërore dhe lista e faktorëve është e gjatë

Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, termi femicid ka qenë shkak i përplasjes në mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së VV-së, Arjeta Fejza.

E gjithë kjo filloi kur, Fejza e VV-së tha se në Kosovë ka femicid, e, kjo i pengoi Musliut të PDK-së e cila reagoi ndaj saj, duke thënë se kujt po i konvenon që ta quajnë shoqërinë kosovare shoqëri femicide.

“Ka diskutime të ndryshme që bëhen në këtë linjë, mirëpo tendenca për me e relativizu këtë çështje, sepse në Kosovë i kemi 66 gratë të vrara dhe të themi se nuk vriten vetëm pse janë gra. Kjo është e papranueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të angazhohemi të kemi sa më shumë barazi e drejtësi. Mendoj që s’do mend se ka femicid dhe ka vrasje të grave sepse janë gra”, deklaroi Fejza.

Musliu theksoi se në Kosovë nuk ka femicid po ka dhunë ndaj grave, ka vrasje ndaj grave por edhe ndaj burrave.

“Ju lutem kujt po i konvenon që shoqëria kosovare të konsiderohet si shoqëri femicide. Ka që vriten gra dhe burra, por nuk guxojmë në parlament ta quajmë femicid. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte për atë çka thuhet në kuvend. Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave. Të jemi të kujdesshëm sepse fjala publike ka peshë”.

E kësaj deklarate të Musliut, i reagoi ministria Haxhiu, e cila tha se në Kosovë ka femicid dhe mohimi i tij i inkurajon kriminelët.

“Nuk do të doja që në këtë foltore të Kuvendit të kemi një deputete që ka qasje të tillë. Në fakt dhunuesit dhe kriminelët potencialë kur ju dëgjojnë teksa flisni kështu, sigurisht inkurajohen nga fjala jote. Vetëm sepse janë gra. Burrat konsiderojnë që kanë të drejtë që të bëjnë gjithçka me trupin dhe jetën e grave. Ju ftoj që të bashkoheni në angazhimin tonë kundër dhunës në familje dhe femicidit sepse po, në Kosovë ka femicid”, ka thënë Haxhiu.

Mirëpo, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), e ka konsideruar se dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore është emergjencë shtetërore dhe lista e faktorëve është e gjatë.

“Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore është emergjencë shtetërore, një dukuri e cila nuk është adresuar mjaftueshëm nga institucionet, përkundër përpjekjeve. Fatkeqësisht, deri më tani, IKD ka gjetur disa raste kur gratë dhe vajzat janë vrarë për shkak të mos veprimit të institucioneve, të cilat nuk kishin ndërmarrë masat e nevojshme, përkundër se kishin qenë të informuara për rrezikun që atyre u kanosej”, ka thënë Shala për Demokracia.com.

Në anën tjetër, rastet e ndryshme flasin për rrethana të ndryshme të cilat shpijnë deri në këto raste. Si shembull, mungesa e pavarësisë ekonomike dhe dhuna ekonomike ndaj grave është një prej faktorëve që trimëron burrat ndaj grave dhe gratë i bënë që të hezitojnë të raportojnë rastet e dhunës në familje. Lista e faktorëve të tjerë në këtë drejtim është e gjatë”, ka thënë Shala.

Shala ka treguar se nuk kanë hasur asnjëherë në ndonjë rast të vrasjeve të grave vetëm për faktin që është grua.“Përkundër që nuk mund të dimë nëse ka pasur ndonjë rast, deri më tani, IKD nuk ka hasur në asnjë rast kur dikush është dënuar për vrasje dhe motivi i vrasjes ka qenë vetëm vetëm fakti se viktima ka qenë grua. Kjo përkundër faktit se numri i grave të vrara është shumë i lartë”, ka shtuar tutje ai.

Madje, ai ka kërkuar nga ekzekutivi dhe legjislativi njohuri të detajuar të situatës për luftimin e kësaj dukurie.

“Në anën tjetër, të dhënat zyrtare nuk flasin për ngjashmëri minimale në mes të Kosovës dhe Afganistanit e Irakut.  Sidoqoftë, politika nuk duhet të politizoj një çështje kaq të ndjeshme dhe të jap vlerësime të pabazuara në fakte,  pasi politizimi i kësaj çështje me se paku i kontribuon luftimit të dhunës në familje dhe dhunës më bazë gjinore. Njohja e detajuar e situatës është parakusht për luftim efektiv të kësaj dukurie”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika