Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga radhët e VV-së, Saranda Bogujevcit.
Bogujevci, gjatë seancës së Kuvendit, deklaroi se preferon të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë, sepse këtë ia mundëson shkenca.
Pas kësaj deklarate, ajo u bë cak i ofendimeve e linçimeve që zakonisht ndodhin në rrjete sociale.
Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit.
“Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellë në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, ka shkruar Vlora Çitaku.
Kundër Bogujevcit, kishte dalë edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, i cili tha se nuk pajtohet me idetë e saj. Sipas tij, më këso lloj vendimesh dëmtohet familja e shëndoshë.