Për nëntë muaj e priten më padurim, por procesi i lindjes nuk shkojë ashtu siç e kishin menduar.
Familja Berisha nga fshati Ruhot i Pejës, ndonëse prisnin që të dëgjonin zërin e fëmijës së parë të familjes, kjo dëshirë ju kthye në hidhërim mesditën e së mërkurës të tetë marsit.
Më dhembje të madhe, Rukije Berisha rrëfen të gjithë procedurën që nga dërgimi i nuses në Spitalin e Pejës për të lindur, e deri te momentin kur e morën lajmin e hidhur.
Sipas Rukije Berishës, nusja e tyre nuk kishte pasur asnjëherë probleme gjatë shtatzënisë.
Por, me akuzat e familjes Berisha, të cilët po e akuzojnë për neglizhencë Spitalin e Pejës, nuk po pajtohen këta të fundit.
Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, Spitali Rajonal i Pejës, thonë se deri të vdekja e foshnjës ende pa lindur erdhi nga diçka tjetër.
“Sipas parametrave obsterik lindja vendosët që të bëhet si lindje e rregullte duke respektuar rregullat protokollare.Gjatë tërë kohës së qëndrimit e deri në momentin kur pacientja dërgohet në lindje nuk ka pasur ankesë nga ana e pacientes dhe mbikëqyrja e pacientes ka qenë e vazhdueshme.Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes.Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbëshjtellur kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së foshnjës”, thuhet nga Spital Rajonal i Pejës.
Me kërkesën e familjarëve dhe nën dyshimin për neglizhencë nga ana e stafit të Spitalit, foshnja e pa jetë është dërguar për obduksion.
Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore e Pejës, thotë se janë duke u bërë të gjitha hetimet për këtë rast, derisa shtonë se po presin raportin e autopsisë.
Foshnja e cila kishte lindur gjatë ditës së djeshme pa shenja jetë tashmë është varrosur nga familjaret, derisa lehona po vazhdon qëndrimin në Kliniken e Gjinekologjisë në Pejë.
Ky nuk është rasti i parë që në Pejë, dyshohet për vdekje të foshnjave.
Një rast tjetër kishte tronditur vendin, në dhjetor të vitit 2022.
Një foshnjë e porsalindur pa shenja jete në atë kohë ishte futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe, pikërisht në spitalin e Pejës.