Krasniqi: Përmes Kurtit, Kosova ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë me Serbinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kosova ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë me Serbinë dhe për këtë është fajtor Albin Kurti.

I këtij mendimi është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se heqja dorë nga njohja me Serbinë do të sjellë probleme të reja për njohja nga shtetet e tjera, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kemi hequr dorë zyrtarisht si shtet përmes Albin Kurtit, që e ka kompetencën të vendosë, kemi heq dorë për njohjen e ndërsjellë, kjo është problematike shumë, do të përdoret si pengesë për njohje të tjera”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se pika ku thuhet se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, nuk është diçka e re për Kosovën. Sipas tij, Serbia nuk ka ndikim në organizata të mëdha ku Kosova ka interes të anëtarësohet, siç janë Bashkimi Evropian, OKB dhe NATO.

Ai është shprehur se Kosovën e ka penguar Rusia e Spanja për t’u anëtarësuar në këto organizata, e jo Serbia, sepse sipas tij, nuk ka ndikim.

“Serbia nuk e ka penguar Kosovën për anëtarësim në organizata të mëdha, nuk na pengon për OKB, na ka penguar Rusia, nuk na ka penguar në BE, por Spanja, nuk na ka penguar për anëtarësim në BE, por na ka penguar Spanja”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika