Shtatë persona raportohet se janë vrarë nga një sulm me armë zjarri në Hamburg të Gjermanisë.
Sipas mediave lokale, ndër të vdekurit besohet të jetë edhe ai që e kreu sulmin. Por, sipas policisë ende nuk është e sigurtë një gjë e tillë.
Hetuesit kishin “indikacione se një autor mund të ketë qenë në ndërtesë dhe mund të jetë edhe mes të vdekurve”, tha një zëdhënës në vendngjarje.
“Vetë oficerët dëgjuan gjithashtu një të shtënë që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës. Ata u ngjitën lart dhe gjetën gjithashtu një trup atje,” tha zëdhënësi i policisë.
Nga ky sulm mbetën të plagosur mbi 20 persona.