Ikona e pasarelave, Naomi Campbell ka dhënë edhe njëherë dëshmi mbi fuqinë e saj si supermodele, teksa doli në pasarelë në shfaqjen e modës së “Versace” Vjeshtë/Dimër 2023, në Los Anxhelos të enjten.
Campbell, 52 – një legjendë e industrisë së modës me një karrierë prej gati pesë dekadash, kishte veshur një fustan elegant të zi, të gjatë deri në kyçin e këmbës, me dekolte të hapur, shkruan Daily Mail.
Asaj iu bashkua në pasarelë një sërë modelesh më të reja, duke përfshirë Gigi Hadid, 27 vjeç, Kendall Jenner, gjithashtu 27 vjeç, dhe Emily Ratajkowski, 31 vjeç.
Mariacarla Boscono, një supermodele 41-vjeçare që u bë e famshme në fillim të viteve 2000, gjithashtu modeloi në shfaqje, e veshur e tëra në të zeza.
Të gjitha modelet prezantuan fustane të punuara me mjeshtëri dhe detaje mahnitëse. Në fund të shfaqjes, stilistja Donatella Versace, 67 vjeç, doli në skenë për të pranuar duartrokitjet dhe lavdërimet nga turma.
Ngjarja tërhoqi një masë të jashtëzakonshme personalitetesh, duke përfshirë emra të famshëm si: Miley Cyrus, Paris Hilton, Dua Lipa, Cher, Pamela Anderson, Lily James dhe më shumë.
Naomi tani po zëvendëson karrierën e saj të ngjeshur të modelingut me mëmësinë, pasi priti fëmijën e saj të parë vitin e kaluar. Së fundmi ajo foli në një intervistë për “People” për jetën e saj të re me vajzën, duke vënë në dukje se sa e kënaqur ndihet.
“Ka shumë gjëra që dua të arrij ende, por tani jam shumë e lumtur në jetën time. Unë dua të jem e hapur dhe të ndaj gjëra që nuk i kam ndarë kurrë më parë”, ka thënë Campbell.