15 modelet e BE-së për marrëveshjen, nuk pritet nënshkrim në Ohër

Analistët politikë vlerësojnë se 15 modelet që Lajçak ia ka propozuar Kurtit për zbatimin e marrëveshjes, tregojnë që as BE-ja nuk ka plan të qartë për këtë çështje. Një nënshkrim përfundimtar mund të vendoset ose jo në takimin e Ohrit por megjithatë vlerësohet se asnjë garancë nuk do të sillte një nënshkrim i tillë

FOTO:Reuters

Një takimi të rëndësishëm që i kanë mbetur vetëm 8 ditë për tu zhvilluar po i paraprijnë vizita po të asaj rëndësie.

Bëhet fjalë për takimin e Ohrit që do t’i bashkojë edhe një herë në tavolinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja që synon të arrihet e ka sjellur Lajçakun tash e dy ditë në Prishtinë e do ta mbajë edhe për dy ditë të tjera në Beograd.

Deklarata e emisarit evropian se Kurtit, BE-ja ia ka propozuar 15 modele të implementimit të marrëveshjes, nuk u ka pëlqyer njohësve të çështjeve politike në vend.

Abit Hoxha ligjërues universitar thotë kjo është dëshmi se as Bashkimi Evropian s’ka plan të qartë.

Ai nuk përjashton mundësinë që nënshkrimi i marrëveshjes të ndodhë në takimin e Ohrit por sipas tij, një gjë e tillë nuk është kurrfarë sigurie për Kosovën.

“Kjo tregon një farë mosserioziteti të EU-së, për shkak se opsione të tillë ka shumë gjerë, mund të jetë modeli i Tirolit, modeli i asociacionit të komunave në Kroaci, apo tjera megjithatë modeli më i mirë i Kosovës do të ishte që të burojë nga vetë institucionet e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Nga ana tjetër profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri nuk pret përfundim të marrëveshjes në Ohër.

Ai thotë se është momenti që Kosova të implikohet sa më shumë në planin për zbatimin e marrëveshjes.

“Në Ohër me gjasë do të diskutohet implementimi I marrëveshjes, dhe pastaj aty varësisht nga dinamikat, varësisht nga qëndrimet që do ti kenë palët, do të mund të caktohet pastaj edhe procesi, potencial i përmbylljes me një ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjes, përsëri po e them, nëse kjo do të pranohej nga Serbia. Sepse me gjasë ka disa lëvizje që po bëhen atje sa për të treguar se është e vështirë për Serbinë të nënshkruaj një gjë të tillë, dhe të tentojnë të provojnë të fitojnë edhe më shumë në planin për zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Imeri.

Sa i përket takimit që pritet të mbahet në Ohër, Kryeministri Kurti është shprehur se pret qe të ketë nënshkrim përfundimtar të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika