EKSKLUZIVE/ Zbulohet komedia për Skënderbeun në Bibliotekën kombëtare të Spanjës

Studiuesi shqiptar, Bejtullah Destani, ka zbuluar një dokument të vjetër në spanjishten e vjetër, për Skënderbeun të quajtur "Escanderbeg - Comedia burlesca" nga D. Felipe Lopez

Vepra dhe jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut ka thyer barriera përtej trojeve shqiptare, si historike, ashtu edhe kulturore. Rëndom për figura të mëdha si Skënderbeu, frymëzojnë e ndikojnë në jetët e njerëzve edhe pas vdekjes.

Te populli shqiptar, Skënderbeu u bë figurë unifikuese e po ashtu simbol rezistence për qindra e qindra vjet deri në ditët e sotme.

Ishin rilindësit shqiptarë ata të cilët e sollën përsëri në jetë atë, edhe pse ai kishte kohë që kishte vdekur. Skënderbeu u bë përsëri i gjallë, përmes librave, këngëve duke u shndërruar në simbol të pavdekësisë e sinonim të rezistencës.

Për të shkroi, Marin Barleti, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Fan Noli, Lasgush Poradeci e Ismail Kadare, por edhe shumë autorë të tjerë, të cilët herë e mitizuan, herë treguan histori, herë letërsi, për ta sjellë figurën e tij në të gjitha format e mundshme.

Por, për heroin shqiptar nuk u shkrua vetëm nga shqiptarët, për të kanë shkruar shumë autorë të huaj, për shkak se ndikimi i tij shkonte përtej Shqipërisë e shqiptarëve, ai ishte figurë universale, e rezistencës dhe luftës për popullin e tij dhe jo vetëm.

Së fundmi, studiuesi shqiptar, Bejtullah Destani, i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike, tashmë ka zbuluar një dokument të vjetër në gjuhën spanjishte të vjetër, të quajtur: Escanderbeg – Comedia burlesca” me autor De D. Felipe Lopez.

Katalogu i pjesëve teatrore në Departamentin e dorëshkrimeve në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës , Madrid -1899

Komedia për Skënderbeun është e panjohur për lexuesit shqiptarë, andaj RTV Dukagjini e sjell për herë të parë në origjinal.

Në faqen e dytë të katalogut, në anën e djathtë me numër 1144- Escanderbeg, figuron komedia për Skënderbeun

Shiko këtu komedinë e plotë, dhe këtu katalogun për komedinë.

Kjo vepër siç shihet është e shkruar në vargje dhe jo në prozë. Në kohën antike dhe në mesjetë gati se të gjitha zhanret letrare shkruheshin në vargje, si tragjeditë, epet, dramat, komeditë e kështu me radhë.

Escanderbeg – Comedia burlesca” me autor de D. Felipe Lopez. Dokumenti i komedisë përbënë gjithsejtë 47 faqe, përkatësisht 94 faqe.

Edhe komedia në fjalë e zbuluar në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, që besohet të jetë shumë e vjetër, është e shkruar në vargje.

Pjesë nga dorëshkrimi i komedisë për Skënderbeun në gjuhën e vjetër spanjolle

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë informatë për ekzistimin e kësaj vepre, përkatësisht komedie, prandaj do të ishte me rëndësi që të përkthehej në mënyrë që lexuesi e studiuesi shqiptar të kishte qasje në përmbajtjen e librit.

Gjithashtu, Destani ditë më parë kishte gjetur një dokument të paparë më parë, i cili ka të bëjë me gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, të zbuluar në Akademinë Spanjolle.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika