Krasniqi për demonstratat e studentëve: Ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, për demonstratat e studentëve në Prishtinë, ka thënë se ishin "akumulim i pakënaqësive dhe, njëkohësisht, fillim i 'Pranverës së Madhe', e cila nuk do të përfundonte më deri në çlirimin e Kosovës"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar 42-vjetorin e demonstratave të studentëve në Prishtinë.

Përmes një postimi, Krasniqi ka thënë se para 42 vjetësh, mijëra studentë të guximshëm, idealistë janë ngritur për të kundërshtuar një sistem shtypës dhe armiqësor.

Protestat e studentëve gjiatë 1981-ës

“Shpërthimi qytetar i katër dekadave më parë ishte akumulim i pakënaqësive dhe, njëkohësisht, fillim i ‘Pranverës së Madhe’, e cila nuk do të përfundonte më deri në çlirimin e Kosovës. 11 marsi i vitit 1981, mbi të gjitha, ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona politike, ekonomike, shoqërore e arsimore”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Krasniqi ka nderuar studentët e rënë në ballë të këtyre protestave, duke kujtuar e vlerësuar kontributin e të gjithë studentëve, profesorëve dhe të të gjithë popullit “që bashkë nisën ndryshimin e kursit të historisë dhe projektimin e ëndrrave të reja për Kosovën”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika