Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar kallxim penal ndaj një 48 vjecarit në Komunë e Shtimes, pasi i njëjti kishte raportuar rrejshëm në polici se iu grabitën para në vlerë 3500 euro.
Në njoftimin e policisë thuhet se policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme
“Me datën 11.03.2023 rreth orës 07:30, personi A.G ( M/K) i moshës 48 vjeçar kishte raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet. Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë”.