Polica e Kosovës ka bërë të ditur se në veri të Mitrovicës, respektivisht, në stacionin e trenit, është gjetur një person pa shenja jete.
Sipas raportit të policisë, identiteti i viktimës ende nuk dihet.
“Mitrovicë Veri 11.03.2023-NN. Në Stacionin e trenit është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.