Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Kurtit dhe kryediplomatit grek

“Sot u prita për një drekë nga kryeministri i Kosovës, A.Kurti në Prishtinë. Shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën #Ballkani Perëndimor”, ka shkruar Dendias.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, të dielën e 12 marsit.

Dendias nëpërmjet një postimi në Twitter bëri të ditur se me Kurtin kanë biseduar rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot u prita për një drekë nga kryeministri i Kosovës, A.Kurti në Prishtinë. Shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën #Ballkani Perëndimor”, ka shkruar Dendias.

Gjithashtu edhe nga zyra e Kryeministrat u bë e ditur se ç u dikutua mes Kurtit dhe Dendias.

Ata diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre.

“Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit. Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë”.

Me këtë rast Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, Dendias, është takuar dhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika