Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident i rëndë në mes të dy veturave civile rreth orës 20:10 minuta në dalje të autostradës.
Më tej, ai ka sqaruar se si ka ndodhur ky aksident, ku ka thënë se në njërën nga veturat e përfshira në aksident kishin qenë dy pjesëtarë të policës kufitare, të cilët e kishin përfunduar punën dhe kishin qenë duke u kthyer për në shtëpi, dhe kanë pësuar aksident të rëndë, por Bytyqi ka thënë se janë jashtë rrezikut për jetë.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizreni, janë jashtë rreziku për jetë edhe pse kanë marrë lëndime të rënda”, ka thënë Bytyqi.