Tre persona janë arrestuar në komunën e Deçanit, për shkak se janë rrahur mes vete.
Arsyeja e rrahjes, sipas policisë, është dëmtimi i një varri nga njëri nga të dyshuarit.
Në njoftim thuhet se vetëm njëri nga ta është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarve. Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.