Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me dhunë, pasi tifozët u gjuajtën në mes veti me karrige dhe gjësende të rënda.
Si pasojë, 21 persona ishin shoqëruar për në polici, teksa ishin lënduar edhe dy zyrtarë policorë.
Në lidhje me dhunën e krijuar, policia ka njoftuar se gjashtë persona janë dërguar në mbajtje.
“Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për ‘Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm’.
Vepër, për të cilën, hetuesit e NjHP-së, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kanë dërguar në qendrën e mbajtjes pesë persona të dyshuar:
-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe
-E.K, mashkull, 23 vjeç,
-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,
-M. V, mashkull, 21 vjeç, dhe
-E.K, mashkull, 21 vjeç,
Ndërsa, për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë në qendrën e mbajtjes, nga zyrtarët e Podujevës, është dërguar i dyshuari, A.Sh, mashkull, 16 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshjeje futbolli, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur mjete të forta, ku ishin lënduar tre tifozë dhe dy zyrtarë policorë.