Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Jemi duke i trajtuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një pjesë e kabinetit të tij është duke i trajtuar me kujdes 15 modelet të Asociacioneve të ofruara nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka ofruar atij.

Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por, nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej, të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi ndonjëherë të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë, shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele, nga të cilat, ne mund të marrim elemente, në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë… Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave, në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të dihet agjenda dhe pikat përmbajtësore që do të diskutohen.

“Para të shtunës, ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtësore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar, sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së një gurthemeli të një shkolle në Kamenicë. Aty, kryeministri u pyet edhe për postimin e djeshëm për ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq, ku tha se nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.

Besoj se në ditën e djeshme (e diele) është e rëndësishme të shënohet që u mbushën 20 vite nga vrasja kriminale e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, i cili nuk ishte dashamirës i Kosovës, por ishte ndër të paktët liderë atje që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin. Ai u vra nga eksponentë të krimit të organizuar që kanë kryer krime të luftës edhe në Kosovë. Tash natyrisht do të kritikohem, mirëpo bindja ime e fuqishme është se në këtë përvjetor jubilar të kësaj vrasjeje politike dhe atentati ndaj një gjysmë demokracie që po lindte në Serbi është dashur të shënohet. Nuk është hera e parë që e bëj këtë, nëse shikoni postimit e mia edhe në vitet e mëhershme 12 marsin e kam shënuar si ditë kur Serbia tradicionale shoviniste bëri goditje vrastare ndaj cilido politikan serb që merr orientim kah perëndimi. Besoj se nëse nuk mund të themi se ka pasur një politikan të shkëlqyeshëm për shqiptarët në veri, kjo nuk do të thotë se të gjithë politikanët serbë janë identikë”, tha Kurti.

Sa i përket vendosjes së një fotografie të tij që apostrofon me një luan në zyrën e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ai tha se nuk e ka parë një gjë të tillë.

“Unë nuk pash asnjë pikturë me luan në ndërtesën e komunës dhe në sallën ku mbajtëm një takim paraprak me kryetarin Kadri Rrahimaj”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika