Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të hënën e 13 marsit.
Në takimin e presidentes Osmani dhe ambadsadorit Hovenier është biseduar për zhvillimet e fundit.
Çështje diskutimi ishte dialogu me Serbinë, bashkëpunimi ndërshtetëror dhe koordinimi i vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, njofton Presidenca.