Gjatë së dielës ka ndodhur një aksident tragjik në Itali.
Dy të rinj, të moshës 15 dhe 17 vjeç kanë tentuar të kalojnë binarët në Itali duke anashkaluar nënkalimin, por janë goditur nga treni, i cili po lëvizte 80km në orë, i cili nuk ka mundur të ndalej që ta evitonte tragjedinë.
Si pasojë kanë vdekur të dytë, dhe raportohet se njëri ishte me prejardhje nga Kosova, Meriton Ajeti, 15-vjeçar nga Kosova.
Rasti ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.
Dy të rinjtë e moshës 15 dhe 17 vjeçare u goditën nga treni derisa po tentonin t’i kalonin binarët, duke tentuar që ta anashkalonin nënkalimin për këmbësorë, shkruajnë mediat italiane.
Dhe, kjo iu ka kushtuar me jetë dy të rinjve.
Sipas mediave atje, një tren tranzit i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë.
Djaloshi dhe miku i tij humbën jetën pas një ditë argëtimi që kishin kaluar në Luna Park.