Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë ka bërë të ditur se ka patrulluar në vijën kufitare në afërsi të Istogut.
Në komunikatën e KFOR-it, njoftohet se kjo po bëhet për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.
Tutje thuhet se patrullimi është realizuar nga ushtria italiane.
“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut. Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″, thuhet në njoftimin e KFOR-it.