Analisti Dibran Hoxha ka thënë se plani bazë i parimeve është pranuar dhe i njëjti është konfirmuar nga të dyja palët.
“Kanë konfirmu se nuk kanë pajtueshmëri mbi aneksin, që i bie se mbi bazën e planit kanë pranim por nuk kanë pajtim se si do të shtrihet në kohë”, ka thënë Dibran Hoxha.
Sipas Hoxhës, pyetja që duhet të shtrohet është se si ne i shmangemi një detyrimi të nënshkruar më herët, i cili është Asociacioni.
“Neve nuk na intereson se si shtrihet në kohë dhe kur ndodh, por na intereson nëse ka mundësi të shmanget dhe si do të ndërrojë në përmbajtje ky koncept”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus“.
Ndërsa për ofrimin e 15 modeleve të Asociacionit, ai ka thënë se kjo po bëhet për shkak se po kërkohet një model më i pranueshëm.
Mes tjerash, Hoxha ka thënë se pse nuk po po bëhet invalidimi i marrëveshjes në Kuvend.