Klubi i Basketbollit, Sigal Prishtina e ka mposhtur klubin e Trepçës me rezultat të ngushtë, 78-75.
Ndeshja nisi me lojë të baraspeshuar nga skuadrat.
Çereku i parë u mbyll në favor të Trepçës, me katër pikë diferencë.
Edhe në të dytin mitrovicasit ishin më të mirë, duke e vazhduar edhe më tej diferencën.
Megjithatë, në çerekun e tretë më të mirë ishin Prishtina dhe ngushtuan epërsinë e Trepçës.
Lojë filloi të bëhet në ‘e nxehtë’ në çerekun e fundit, me dy ekipet që kërkonin fitoren, e në fund ia arritën vendasit.
Për Prishtinën i mirë ishte Derrick Wilson me 14 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.
Më i dalluari për Trepçën ishte Drilon Hajrizi, i cili shënoi 23 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.
Prishtina pas kësaj fitore ka 44 pikë në krye të tabelës, me bilanc prej 19 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.
Trepça renditet e katërta me 40 pikë, me bilanc prej 15 fitoreve dhe 10 humbjeve.
Prishtina në javën e ardhshme luan në udhëtim kundër Bashkimit, kurse Trepça e pret Pejën.